LIVE: Protesta e qetë në Shkup, ‘Duam Liri’, ‘Duam drejtësi’ (FOTO)

Protesta e qetë në Shkup, ‘Duam Liri’, ‘Duam drejtësi’

Protestuesit për të tretën ditë me radhë nëpër rrugët e Shkupit  dolën të shprehin mllefin e tyre ndaj vendimit të gjykatës për të dënuar me burgim të përjetshëm 6 shqiptarë.

‘Duam Liri’, ‘Duam drejtësi’, ‘Jankullovska dhe Geshkovska terroriste’ ishin vetëm disa nga parullat që lëshuan protestuesit.

FOTO NGA PROTESTAT NË SHKUP

Protesta 06 korik

 

Protesta edhe sot nisi prej para xhamisë së Jahja Pashës, ishte e qetë dhe nuk pati incidente. Vëllai i Fejzi Azirit, i dënuar me burg të përjetshëm, Bedri Aziri tha se protesta do të vazhdojnë dhe liri do të kërkohet edhe nga instancat tjera pasi ata janë të bindur se familjarët e tyre janë të pafajshëm.

‘Porosia jonë është vetëm drejtësia, nuk po kërkojmë mëshirë, e kemi thënë disa herë. Kjo është një padrejtësi e madhe që na është bërë neve si familje, por edhe si komb edhe si fe të cilën e posedojnë shqiptarët e Maqedonisë. Na poshtëruan kombin, fenë, na bënë terroristë, na bënë vrasës vetëm të mbulojnë disa gjëra të pista që i bënë vetë regjimi, e ata çdoherë si fajtorë kujdestarë kanë shqiptarin ose shqiptarin’, tha Bedri Ajdari, vëllai i Fejzi Azirit.

Protesta shkup - 06korik

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Protesta 06 korik

 

 

Protesta 06 korik

 

‘Kështu nuk durohet më. Një gabim e bënë me Sopotin, i mbajtën në burgë10 vite e jo një muaj, tash një gabim tjetër…Edhe djalin tim e kanë mbyllur në burg pa asnjë faj, i tërë gjyqi duhet të jap dorëheqje menjëherë, në veçanti Geshkovska’, tha një protestues.

Protesta 06 korik

 

Protestat e sotme nisën prej para xhamisë së Jahja Pashës në Çair, më pas turma e njerëzve iu drejtua gjyqit themelor Shkupi 1, por nuk mundi të arrijë deri atje pasi policia kishte ngritur kordone përpara qendrës tregtare Mavrovasja. Protesta kaloi qetë dhe pa incidente ndërsa protestuesit u shpërndanë të qetë.

Protesta 06 korik

15:00 – Deri në këto momente në Shkup protestohet qetë. Forca të mëdha policore, të pajisura me autoblindë dhe autobote kanë bllokuar bulevardin pranë Qendrës Tregtare Mavrovka.

files (Custom) (Custom)

14:30 – Edhe në Shkup qindra protestues pikërisht në orën 14 kur ishte paralajmëruar mbajtja, janë duke protestuar për të shprehur paknaqësit kundër procesit gjyqësorë “Monstra”.

files (1) (Custom)

Lajme të ngjashme

Back to top button