VMRO-DPMNE kritikon mediat shqiptare për raportimin në lidhje me rastin “Monstra”

Një reagim ka dërguar partia maqedonase në pushtet, VMRO DPMNE e cila akuzon mediat shqiptare për paragjykime dhe akuza direkte dhe indirekte ndaj kësaj partie në lidhje me vendimin e marrë nga gjykata në rastin “Monstra”.

“VMRO-DPMNE dhe udhëheqësia e saj asnjëherë nuk do të lejonin, të kërkojë apo të bëjë presion mbi gjyqin apo gjyqtar, për çfarëdo rasti, më së paku të kërkojë që disa njerëz të dënohen me burg të përjetshë kurse ata të jenë të pafajshëm, apo të mos ketë dëshmi se janë fajtorë. Tashmë është bërë praktikë e vjetër që një pjesë e redaktorëve dhe gazetarëve të mediave në gjuhën shqipe si dhe disa analistë dhe politikanë, që në çdo krizë me gisht të tregojnë direkt apo në mënyrë indirekte ka VMRO-DPMNE dhe udhëheqësia e saj, duke akuzuar gjithçka që është e ndërlidhur me shkaktimin e ndjenjave negative tek shqiptarët për Maqedoninë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së duke theksuar se kjo parti nuk ndaj në linja etnike kriminelët dhe vrasësit, viktimat dhe të vrarit.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Kjo eshte nje hipokrizi! Tani e verejme se kush eshte mesuesi i Ali Ahmerit dhe kompanise se tij. Sepse edhe bdi e perdor te njejten retorik.
    Deri kur do te manipulohet mileti me loja psikologjike, ajo varet prej vet neve!?

Back to top button