Redaktorët e “Lajm” dhe kryetari i SHGM presin në stacion lirimin e Besim Ibrahimit

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani dhe redaktorët e gazetës “Lajm” janë në Stacionin e policisë “Prolet”, ku që nga  pasditja e djeshme është gazetari i së përdithmës  “Lajm”,  Besim Ibrahimi.

“Presim nga inspektori të na i thotë arsyet e arrestimit dhe mbajtjes në polici të Besimit. Ai është  në këtë stacion policor dhe tani për tani i vetmi shpjegim është se ka marrë pjesë në turmë.”, ka deklaruar për Libertas, kryetari i SHGM Naser Selmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button