Suma: Dhuna policore në Shkup të diskutohet në KS të OKB-së

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma ka reaguar ashpër lidhur me ngjarjet dhe tensionet e fundit në Shkup. Ai ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë që dhunën policore ndaj shqiptarëve në Shkup ta ngritë në KS të OKB.

“Përshëndesim reagimin e shtetit shqiptar për ngjarjet e fundit në Maqedoni, por kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë që këtë çështje ta ngritë në KS te OKB-se ashtu siç po veprojnë te tjerët, ku për një incident edhe  më të vogël çështjen e ngrisin në KS të OKB-se. Duke mos dashur që rastet e tilla të përsëriten në shtetin fqinjë, të gjithë të lënduarve të pafajshëm ju deshirojmë shërim sa më të shpejtë dhe lirimin e të burgosurve dhe të dënuarve  te përjetshëm”, ka thënë  Suma.

Ai  gjithashtu ka kërkuar që nga faktori ndërkombëtar që të merret më seriozisht me problemin e shqiptarëve në Maqedoni sepse shumë lehtë mund te vij deri te destabilizimi i rajonit.

Suma kërkon  nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare që të vendosen në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, që të vendosen kundër reagimit brutal të policisë maqedone kundër një proteste që kishte qëllime paqësore.

Sipas tij, sikur të kishte një reagim të ashpër dhe me kohë të faktorit politik shqiptar për veprimin e “drejtësisë maqedone” ndaj shqiptarëve në rastin “Monstra”, me siguri nuk do të kishin ndodhur ngjarjet e së premtes.

“Nuk janë të pakta rastet kur qytetaret maqedonas rrahin dhe keqtrajtojnë fëmijët shqiptar në qytete të ndryshme të Maqedonisë, djegin dhe shkatërrojnë pasurin e shqiptarve edhe në prezencë të policisë maqedone ashtu siç ishte rasti i fundit në Gjorgje Petrov, dëmtimi i varrezave të shqiptarve në vende të ndryshme të Maqedonisë, e shumë e shumë veprime të tjera antishqiptare, ndërsa veprimi i pushtetit maqedonas është aktiv vetëm kundër protestave dhe reagimit të shqiptarve”, është shprehur Suma.

Lajme të ngjashme

Back to top button