Pas tre orëve në polici lirohet i arrestuari Daim Hiseni, kryetari i Shoqatës së Kulturës Shqiptare në Maqedoni

Portalb komunikoi me kryetarin e Shoqatës së Kulturës Shqiptare në Maqedoni, Daim Hiseni i cili i shqetësuar informoi shkurt se pas tre orëve të kaluara në stacion policor është liruar nga arrestimi.

“Nuk mund të flas tani. Diku tre orë më mbajtën në stacion, për çështej sigurie nuk mund të shprehem më shumë. Ishin të sigurimit shtetëror, ishin civilë dhe tre orë më kanë marrë në pyetje. Më morën me maska dhe me pistoletë, thjeshtë më kidnapuan nga rruga. Më pyetshin për protestat për lidhjet e mia me Adem Demaçin, për veprimtarinl time kombëtare” tha ai për Portalb.


Sekretari i Shoqatës së Kulturës Shqiptare në Maqedoni, Ardian Limani njofton se sonte është arrestuar kryetari i Shoqatës së Kulturës Shqiptare në Maqedoni, Daim Hiseni.

“Informojmë opinion se diku rreth orës 22.00 në rrugën Xhon Kenedi policia maqedonase ka arrestuar kryetarin e SHKSHM z. Daim HISENI. Kohë të gjatë kanë pasuar kërcënimet ndaj tij, duke kërkuar që të ndërpret veprimtarinë dhe aktivitetet kombëtare. Besojmë thellë se ky arrestim i sodit ka të bëjë me zërin e fuqishëm të tij dhe bashkëveprimtarëve kundër regjimit sllavo maqedonas si dhe me mbështetjen e fortë duke marrë pjesë direket në protestat e organizuara më 4 korrik 2014. Kërkojmë që sa më shpejt të lirohet dhe të ndërpritet me këtë lloj represioni që po ushtron policia maqedonase.” shkruhet në njoftimin e sekretarit, Limani.

Portalb nuk arriti të merr konfirmim nga policia për shkaqet e arestimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button