Labi: Në Shkup, si Kosova në kohën e okupatorit serb

Këngëtari Labinot Tahiri – Labi ka qëndruar në Shkup ditën e premte kur ndodhën incidentet gjatë protestave.

Ja çka shkruan ai në Faceboook:

“Shpresoj të jeni mirë bashkëkombës të mi! Sot (e premte) isha me shumë shokë të mi në Shkup dhe pas incidenteve që doli situata jashtë kontrollit më vjen keq që kishte të lënduar shumica shqiptarë. Ishte një situatë si në kohët kur ne kosovarët përjetonim në kohën e okupatorit serb”.

“Të lutesh për veten është e kotë, por të lutesh për vëllezërit dhe motrat tona në Maqedoni nuk është e kotë dhe unë lutem që dhashtë Zoti që të paktën të flasë drejtësia për ata burra”.

“Të bëhet çdo gjë e mundur që t’i kenë të drejtat si çdo qytetar i lirë, shqiptarët që jetojnë atje. Më në fund u qetësua paksa protesta”, shkruan në faqen e këngëtarit në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button