Pushohet nga “T.CH.” Beni – Dashuria mes bijës e Berishës?

Ai është babai i Armina Mevlanit, prezantueses bukuroshe. Largimi i spikerit nga puna, ndodhi vetëm pak ditë pas publikimit të fotove të vajzës së tij me të dashurin e saj.

Moderatori i lajmeve në “Top Channel” Arben Mevlani, thuhet se është pushuar nga puna dhe arsyet mbeten mister. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur disa ditë më parë. Burime pranë këtij televizioni bëjnë me dije se Arbeni është pushuar nga puna pa i dhënë detaje për motivet e këtij vendimi. Arben Mevlani punonte në “Top Channel” prej disa vitesh si folës lajmesh, ndërsa më herët ka drejtuar edicionet informative në TVSH.

Ai është babai i Armina Mevlanit, prezantueses bukuroshe. Rastësia është se largimi i spikerit nga puna, ndodhi vetëm pak ditë pas publikimit të fotove të vajzës së tij me të dashurin e saj Shkëlzen Berisha. Një javë më parë revista “Who” publikoi në kopertinë disa foto ku prezantuesja Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, po shijonin një darkë romantike në çift, transmeton BW.

Kjo ishte edhe hera e parë që lidhja e tyre e dashurisë u konfirmua publikisht. Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani prej më shumë se një viti janë çifti më i diskutuar në Shqipëri. Historia e tyre e dashurisë përflitet prej kohësh, por asnjëri prej të dyve nuk ka dalë ende ta konfirmojë hapur dhe të rrëfejë për këtë lidhje.

Lajme të ngjashme

Back to top button