Rrëzohet nga skena Robbie Williams, thyen krahun e fanses

Gjatë koncertit të tij më të fundit këngëtari Robbie Williams është rrëzuar nga skena duke shkaktuar thyerjen e dorës të një prej fanseve të tij.
Ajo është Margaret Nash, 52 vjeç, e cila shkoi të shijonte koncertin e këngëtarit të saj të preferuar, por kaloi natën në spital.
Gjithashtu mësohet se vajza e të plagosurës ka shkruar në Twitter se Williams nuk i ka kërkuar as falje zonjës për incidentin, por zëdhënësit e këngëtarit kanë shprehur të kundërtën.“Kemi shkuar tek zonja menjëherë pasi morëm vesh se kishte krahun të thyer dhe në gjendje shumë të keqe”, –
kanë theksuar zëdhënësit e William.
Koncerti i Robbie Williams po zhvillohej në Metro Radio Arena në Newcastle.

Lajme të ngjashme

Back to top button