Ilir Kulla: Qeveria Maqedonase mos sillet me të rinjtë si Bashar Al Assadi

Analisti i mirënjohur nga Shqipëria, Ilir Kulla flet ekskluzivisht për Portalb duke komentuar zhvillimet e fundit në Shkup.

“Në Maqedoni pas 2001 është rritur një brez i ri njerëzish, brezi post 2001. Ky brez ka përjetuar ngritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe identitetit kombëtar por edhe atij fetar, pa ndrojtje; pa indoktrinim politik dhe pa frikë , pikërisht ishte ky brez njerëzish që shpërtheu dje në protesta në Shkup. Ky brez është rritur në kohën e globalizmit, të internetit, të rrjeteve sociale, ky brez nuk bën mbledhje partie as kryesie qendrore për të marrë vendime, as nuk ulet në prehrin e Sasho Mijallkovit për t’u bërë partner në qeveri, ky brez i ka tejkaluar limitet e imponuara nga ngjarjet historike të 2001. Ky brez ka parë si protestohet në Europe, si protestohet në pranverën arabe, si protestohet në Mianmar. Ky brez kërkon mirëqenie, punë, ardhmëri, ekonomi, ky brez nuk pajtohet me një rend ekonomik që prodhon korrupsion, krim dhe varfëri. Ne fakt ky brez është edhe kundër nacionalizmit shterpë e të tejkaluar ndaj kërkon drejtësi, qoftë duke u nisur nga dyert e xhamive, ku e ndjejnë veten të përfaqësuar dhe të dëgjuar. Ky brez meriton të dëgjohet, të përfaqësohet, të dialogohet e mirëkuptohet, jo ti nënshtrohet dhunës dhe represionit. I fundit që iu kundërvu me dhunë dhe represion këtij brezi ishte Bashar Al Asadi dhe vendi i tij ka 3 vjet që nuk po del nga qerthulli i luftës civile. Nëse Maqedonia do të ketë një të ardhme europiane klasa e saj qeverisëse nuk duhet t’i shpallë luftë këtyre njerezve por duhet të kuptoje mesazhin e ndryshimit qe ata duan dhe dinjitetin e munguar, i cili kalon nga buka, puna dhe drejtësia. – u shpreh analisti Ilir Kulla për Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button