Zgjohu fton familjarët të inicojnë formimin e këshillit organizativ për protestat

Lëvizja Qytetare ZGJOHU fton familjarët që të inicojnë formimin e një këshilli organizativ për organizimin e protestave që do të mbahen për të shprehur revoltën ndaj vendimit të Gjykatës për rastin ‘Monstra’.

‘ZGJOHU! përkrah protestat dhe fton protestuesit shqiptar që të bëjnë përpjekje të mëdha që protestat mos të defokusohen, mos të marrin kahje të padëshiruar. ZGJOHU! gjithashtu fton familjarët që të inicojnë formimin e një këshilli organizativ për organizimin e protestave që do të mbahen për të shprehur revoltën ndaj vendimit të padrejtë ku do të shpalosin kërkesa konkrete në ndihmë të të dënuarve dhe familjarëve, por edhe drejtësisë në përgjithësi’ thuhet në reagimin e zgjohut.

Nga Zgjohu thonë se skenat e djeshme në rrugët e Shkupit flasin për problem serioze në sistemin demokratik dhe për mosbesim të madh të qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë.
ZGJOHU! fton Ministrinë e Punëve të Brendshme që menjëherë të nis procedurë transparente, me përfshirje të ekseprtëve të pavarur, për të konstatuar përdorimin joproporcional të forcës policore ndaj protestuesve dhe të dënoj përgjegjësit.

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ju te te ashtuquajtures levizje qytetare “Zgjohu” mos beni komunikata per media lidhur me keto protesta . Jeni aq te ndyre e te piste sa qe kudo qe perziheni e beni m..

Back to top button