Nesër Shkëndija testohet nga Drita

Shkëndija të dielën do të përballet me Dritën e Bogovinës në një ndeshje kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e kthimit në Liga Evropa me Zimbrun e Moldavisë. Vendimi për zhvillimin e kësaj miqësoreje ka ardhur me insistim të shefit të stafit teknik, Roy Ferençina, i cili ka kërkuar që përmes kësaj ndeshje të mbajë formën e ekipit.

Parashihet që Shkëndija të paraqitet me fubollistët të cilët në ndeshjen e parë kundër Zimbrut ishin në pankinë, ndërsa stafi teknik planifikon që të paktën 20-të minuta të luajë edhe me ‘titularët’. Ndeshja Drita-Shkëndija do të zhvillohet të dielën në stadiumin e fshatit Bogovinë, me fillim në orën 17:30.

Lajme të ngjashme

Back to top button