Tetovë, rritet numri i aksidenteve në komunikacion

Në Tetovë dhe rrethinë është rritur numri i të rinjve të cilët gjobiten për shkak se makinat i ngasin pa patentë shoferi.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë gjashtë muajve të parë janë gjobitur 208 persona të cilët kanë drejtuar makinën pa leje. Rregullat në komunikacion nuk i respektojnë as personat të cilët dy vitet e para nuk guxojnë të ngasin makinën pa shoqërues.

Për këtë shkak në Tetovë dhe rrethinë është rritur edhe numri i aksidenteve me pasojë lëndime trupore dhe dëme materiale.

Në SPB-në e Tetovës bëjnë me dije se ditët në vijim do shtojnë kontrollet lidhur me këto fenomene, ndërsa shkelësit e ligjit pa përjashtime do të dënohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button