Aliu, Menduhi dhe shqiptarët ta braktisin parlamentin

Qëndrimi qe zgjidh përkohësisht situatën dhe e detyron Gruevskin dhe Ali Ahmetin ti vene gishtin kokës: detyrimi për bojkot politik nga faktori politik shqiptar ne Maqedoni. Protesta duhet ta kërkojë këtë hapur, me kërkesa te qarta dhe te drejtpërdrejta. Përgjegjësit kryesore shqiptare ne politike, qe janë bere shkak i kësaj situate te rende, duhet te denoncohen me emra. Deputetet dhe ministrat duhet te braktisin ne mënyre demonstrative vendet e punës. Largoni ne këtë rast bindjet politike dhe fetare, dhe jepini dinjitet sakrificës se rinise shqiptare ne Shkup. Protesta duhet te mbështete edhe nga rinia e qyteteve te tjera shqiptare.

Te gjitha këto qe shkruhen këtu janë te drejta, por protesta qytetare e motivuar nga vendimi absurd mbi shqiptaret me rastin e skenarit “Monstra”, duhet te marre karakterin e vet politik ne një shtet fantazme qe duhet te ishte ndare përfundimisht dhe te zhdukej qe ne vitin 2001. Kërkesa sot duhet te jete e qarte dhe e prere: bojkot politik qeverisë raciste te Gruevskit dhe Ali Ahmetit.

Te braktiset unanimisht parlamenti nga deputetet shqiptare. te braktiset ne mënyrë demonstrative administrata shtetërore nga shqiptaret, qe nga ministrat e deri poshtë. te dy këto kërkesa te mbështeten ne proteste, deri sa qeveria fashiste e Gruevskit, e mbrojtur nga sahanlëpirësit Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, te dorëzohet. Këto kërkesa me protesta paqësore ti drejtohen për dijeni edhe diplomateve te huaj, te cilët me hipokrizi “rekomandojnë dialog” me nje pushtet fashist. Edhe reagimi i Ministrisë se Jashtme te Shqipërisë, është sa për te lare gojën, me tone diplomatike pa ndonjë efektivitet real. Rinia ne Shkup po gjakoset. Është rasti qe “te sëmurës se Ballkanit” ti nxjerrim ne drite fytyrën e saj te vërtetë. Është rasti qe te denoncojmë hapur tradhtinë qe po u behet interesave te shqiptareve nga te shiturit udhëheqës politike shqiptare. Është rasti ti japim te kuptoje botes demokratike se, shqiptaret ne këtë shtet policor nuk  mund te mashtrohen me. Është rasti qe ta bindim Evropën se ky shtet dhe ky pushtet ne Maqedoni nuk do te kenë kurrë te ardhme, pa respektuar drejtësinë dhe vlerat e faktorit shtet formues shqiptar. Racizmi dhe nacionalizmi agresiv i politikes aventirorë Maqedone janë fytyra e shëmtuar e te gjithë atyre qe mbyllin sytë para një realiteti me natyre fashiste, kriminale. Ndoshta ka dhe rruge te tjera, për te cilat gjykoj se do te jene vete rrjedhojat e ngjarjeve ato qe do ti nxjerrin ne drite.

Lajme të ngjashme

Back to top button