Neymar, për 1 cm i shpëton paralizës!

Ylli i Brazilit, Neymar ‘ka mundur të mbetet i paralizuar’ nëse do të goditej vetëm një centimetër më lart në shpinë, gjatë fitores së skuadrës së tij ndaj Kolumbisë me rezultat 2:1, në çerekfinale të Kampionatit botëror.

Sulmuesi 22-vjeçar u bart jashtë fushës në minutën e 88-të pasi mbeti i lënduar nga përplasja me Juan Zunigan, ndërhyrje për të cilën mbrojtësi kolumbian nuk mori kurrfarë ndëshkimi.

Doktori i ekipit të Brazilit, Rodrigo Lasma tha për një televizion brazilian se Neymar ka pësuar frakturë në vertebra në shpinë dhe do të mungojë në vazhdim të Kampionatit botëror.

Por, sipas njoftimeve të tjera, mjekët kanë thënë se sulmuesi i Barcelonës nëse do të ishte qëlluar vetëm një centimetër më lart nga Zuniga, mund të kishte mbetur i paralizuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button