fbpx

Lazarati kthehet në “fshat turistik”

Ndërsa në Lazarat vijon kontrolli i policisë shtëpi më shtëpi, kurioziteti për çlirimin e tij ka afruar dhjetëra turistë nga vende të ndryshme, të cilët kanë vizituar “fshatin rebel të hashashit”.

Tre grupe turistësh nga Belgjika, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë vizituar dje qendrën e fshatit plot kuriozitet, ku janë takuar me banorë, efektivë policie dhe kanë bërë foto të shumta për t’u treguar të njohurve të tyre mbi “legjendën” e hashashit.

Grupe me motorë, furgonë dhe vetura kanë zbritur në qendër të fshatit, duke thënë “Bravo policia”, ndërkohë që tregonin interes në çdo bisedë, si me punonjës policie, ashtu edhe me banorë për të mësuar sa më shumë për këtë fshat.

Ata kanë qëndruar për orë të tëra në rrugicat e fshatit, si në ndonjë vend pas lufte, duke bërë foto me punonjësit e policisë./ Gazeta Shqip

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close