Tetovë: Tre të mitur plagosin me pushkë ajrore një 18 vjeçar

Një djalë i moshës 18 vjeçare u plagos në shpatullën e tij të djathtë pasi tre të mitur qëlluan me pushkë ajrore ndaj tij. Incidenti ndodhi në një kopsht në Tetovë në fshatin Bërvenicë dje rreth orës 17.30.

KM 18-vjeçar ka qenë në kopsht kur i ka vërejtur të rinjtë. Njëri prej tyre ka shtënë me pushkë ajrore ndaj tij dhe e ka plagosur në shpatull.

Të miturit u largua nga vendngjarja ndërsa I lënduari është transferuar në klinikën e Tetovës.

Është kryer ndërhyrje kirurgjike në shpatull pas çka është lëshuar për mjekim shtëpiak, informojnë nga policia e Tetovës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button