Ukraina rimerr kontrollin në Sloviansk

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko urdhëroi ushtrinë për të ngritur flamurin e Ukrainës mbi ndërtesën e këshillit të qytetit të Slovianskit, pas raportimeve se separatistët po evakuohen.

“Urdhërova shefin e stafit ushtarak të Ukrainës, Viktor Muzhenko, që të ngrejë flamurin kombëtar në Sloviansk”, shkruan Poroshenko në faqen e tij zyrtare në facebook.

Ministri i Brendshëm Arsen Avakov tha në rrjetin social facebook, se një numër i madh kryengritësish u larguan nga Slovianski duke u dorëzuar përballë forcave të Ukrainës. Ai gjithashtu përmendi  largimin e komandantit ushtarak të Republikës së vetëshpallur të Donetskut, Igor Strelkov, por kjo ende pret një konfirmim zyrtar nga policia.

Nga ana tjetër, separatistët pro-rusë i mohojnë raportimet se janë larguar nga bastioni i tyre në Sloviansk.

Ofensiva e forcave qeveritare filloi pas 10 ditësh armëpushimi të njëanshëm të shpallur nga Poroshenko. Ky i fundit ka deklaruar se është dakord për një tjetër armëpushim, nëse është i dyanshëm./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button