Maturantë, përkUSHTojuni së ardhmes

Kur të gjithë bashkëmoshatarët e mi merren me çështje më të mëdha, me çështje që kanë të bëjnë me fatin e kombit tim, me gjendjen aktuale të popullit tim si dhe për gjendjen e mjerueshme politike, unë Sot në shenjë falenderimi për diturinë që po e thith vendosa të shkruaj për një Universitet të Shqiptarëve këtu në Maqedoni, i cili paraqet zgjidhjen e të gjithave atyre problemeve që e kanë marrë popullin  nëpër këmbë, e i cili shërben si drita që do e ndriçojë rrugën e kombit tonë.

Unë një student i ri i etur për dije e dituri, që në çdo hap na rrethojnë e që ndjek studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Një i ri si Unë, para se gjithash si Student që bredh për dije në një udhëkryq të errët, me shpresë që ardhmëria ime të më ndriçohet vetëm nga drita e diturisë e cila burimin e ka vetëm nga USHT-ja.

Po, nga ajo USHT e cila ka personelin dhe kuadron ndër më të zgjedhurit dhe ndër më të mirët në Trojet Shqiptare. Profesorët më eminentë dhe më në zë që ligjërojnë nëpër Universitete si ato të Shkupit, Prishtinës, Tiranës. Po, nga ajo USHT që i kanë të njejtat tekste univerzstare si të atyre Universiteteve tjera, e kurse librat që nuk ndryshojnë aspak nga ato ku mësojnë kolegët tanë në Shkup, Tiranë apo Prishtinë, librat të cilat nuk janë të shkruara rrugëve apo nga njerëz prej Marsi, por janë po ata libra e tekste nga të cilat mësojnë kolegët tanë gjithandej!

Po sidoqoftë duke qenë pjesë e këtij kopshti të diutirsë po i jap pak të drejtë vetes sime tu drejtohem të gjithë Maturantëve, atyre që me Ëndërra të shumta e plane pa fund për një të ardhme më të ndritshme, gjegjësisht theks më të veçantë po ju vë atyre që duan të vazhdojnë Studimet në Shkencat Mjekësore, pasi që pikërisht në atë degë bëj pjesë dhe unë. Andaj duke qenë pjesë e kësaj familje  desha t’u drejtohem gjithë juve me disa fjalë për nja dy tre gjëra më shumë se sa keni dëgjuar për Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, andaj me pak fjalë e me një seriozitet skajshmmërisht të madh po ju them:
“Të nderuar Maturantë, kandili ndriçues i këtij populli, e di që në momentin më pak të përshtatshëm e marrim vendimin më të rëndësishëm të jetës tonë – pra zgjedhjen e profesionit, i cili do na ndjek gjithë jetën.

Atëherë para se të merrni Fluturimin për ardhmërinë tuaj, ju sugjeroj të zgjedhni Aeroplanin më të sigurtë, me paisjet e teknologjisë së fundit në vendin tonë, me Pilotët që kanë përvojë shumëvjeçare, Aeroplan që mban  emrin “USHT”.

Maturantë, e di që s’keni dëgjuar, shumë fjalë të mira, metaforikisht për këtë Aeroplan, e di që nëpër mediat u përhapin propaganda në lidhje me Universitetin Shtetëror të Tetovës, gjoja se është i radhitur në vendin e dhjetë sipas Listave të Shangait, fakt i cili  nuk është i vërtetë, por që paraqet një politikë antishqiptare me qëllim që Universiteti të dështojë, që t’i bindin Shqiptarët e Maqedonisë  dhe t’u thonë: “Ja ne Shqiptarëve u dhamë një Universitet por ata nuk dijnë ta menaxhojnë! “  

Jo të nderuar, USHT-ja po funksionon dhe  po shkon drejt zhvillimeve, pikërisht para dy viteve u përurua godina e re e Universitetit, e që është njëra ndër godinat më të mira dhe më bashkëkohore në rajon,kurse që tre vjet enkaspër Fakultetin e Mjekësisë u ndërtua edhe një ndërtesë katër katëshe, me amfiteatro moderne, ngjitur me të cilën ndodhet qendra diagnostike urgjente më modernja në Ballkan, me aparaturat më të sofistikuara (e cila sa përfundoi këtë vit); si dhe çdo vit laboratorët rikonstruktohen, pajisen me aparaturat më të reja që janë në shërbim të studentëve.

– Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore me ndihmën e Parlamentit Studentor të USHT-së dhe bizneseve pikërisht nga qytetit i Tetovës, nga viti në vit shënojnë aktivitete të tipit “shëndet publik (public health)”, ditët botërore të shëndetësisë siç janë:
Dita Botërore e Zemrës, Dita Botërore e Diabetit, Dita Botërore kundër SIDA-s, Dita Botërore e Shëndetësise, Dita Botërore kundër Duhanit, e shumë aktivitete tjera të cilat e bëjnë Fakultetin e Mjekësië pranë USHT-së, lider për nga ana e manifestimit të këtyre ditëve.

 – Mos harrojmë ta lëmë anash pa i përmendur dhe marrëveshjet që ka USHT me Universitetet nga Turqia, Sarajeva, Zagrebi, Graci, Manhajmi, etj, universitete në të cilat studentët tanë shkojnë për të bërë  pjesën praktike të studimeve.

 Andaj Maturantë, mos u besoni atyre “Listave Made in China”  dhe mos prisni kohëra më të mira që të vijnë, sepse ne jemi ata që duhet t’i sjellim ato kohëra, Ne duhet të jemi ai ndryshimi që duam ta shohim në Botë!“   

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ne kete kohe te mendosh se vetem driten e diturise e ka vetem USHT-ja atehere duhet te cmendesh, se si prane 3 universitetve me pervoje dy tre fish sa USHT-ja te ato universitete nuk paska drite.
    Sa per kuadron mos u shqeteso edhe aq edhe mos u shpejtu i nderuar, se kuadron me te zgjedhur nuk vijne edhe aq lehte, perkunder faktit se eshte e vertete se ne fakultetin e shkencave mjekesore ka pas profesore eminent, mirepo tani a i kemi aty apo jo. Se tani fakulteti i shkencave mjekesore ka profesore-bizesmene,
    Per tekstet universitare i nderuar, edhe ajo pune eshte sqaruar para se ju te jeni student ne FSHM, nga Qeveria e Maqedonise (me perkthimin e 500 librave shkencore edhe profesionale) te cilet i ke ne bibloteken e USHT-se, je pune e shkelqyer. Mirepo, me tregoni ju per emcocionet edhe ethet kur juve profesore te paraklinikes ju detyrojne te bleni liber dhe praktikum me cmime maramendese (konkertisht akadamiket N dhe Sh). USHT-ne e quan kopsh te diturise, epitete i bukur shume, mirepo ne kopsh lulet celin, faray bien dhe prap celin lulet tjera, e ketu edhe une po mundohem ta kuptoj se pse nuk celin lulet nga farat e rena ne toke.
    Juve e keni shprehur mendimin tuaj mbi fakultetin e shkencave mjekesore por ja edhe une timi do ta them, dhe maturantet le te zgjedhin” me qene maturanet jane kandili ndricues i ketij populli, atehere ato ndjehen me V.I.P ne shoqeri, e nje V.I.P i kesaj kohe deshiron qe te fluturoje me pilotet me me pervoje, ato jane ne airoportet tjera por jo ne USHT-se (sot ne i bushim 20 vjet). Sa per shenimin e diteve boterore, nje fakultet nuk eshte i destinuar te shendoje dite boterore mirepo te studjoje, se edhe pa keto dite boterore funskionojne FSHM,

    Sa per listat e Shangait edhe une pajtohem plotesist se ka manipulime, mirpo nuk mundohem fajin tu hedhe atyre, po USHT-se, se pse ka arritur ne ate gjendje qe dikush te tallet me ate, pse nuk doli me deklarata ose me argumente se lista e Shangati eshte nje propagande anti USHT-se pervec nje deklarate per media e dhene nga Fehari Ramadani po nejse si e ke koken ha heqin briskun…Kur flasim per fakultetin e mjekesise pse nuk keni treguar per profesoret me eminent qe nuk pranuan te ligjerojne ne USHT-te edhe me e keqja pse nuk treguat se ka profesore qe po hikin nga USHT-ja, ose qe nuk u vihet ne fakultetitn e shkencave mjekesore per te mbajt ligjerata…po ok nuk do mbese fakulteti i shkencave mjekesore pa profesore jo, mos u merzisni maturante, se mungesa e profesoreve ploteoshet nga ass. qe do te doktorojne ne fakultetin e Tiranes ose nga ata profesor te “medhej” te fakultetin te mjekesise qe ligjerojne per shume lende. Pse thoni qe fakulteti i shkencave mjekesore ka marreveshje me fakultet ne rajon. Po nuk eshte pune ajo, 2 jave studentet, respektivisht 10 dite te plota studentet ta zhvillojne praktiken e teorise 4mujore. Mandej pse juve nuk keni treguar asgje per “Zerin e studentit” ne USHT a dejgohen ky ze ndonjer a po vetem “pershperitma e studenti” a ka ky ze fuqi te ndryshoje postet e paralamenti te usht-se edhe postet tjera, a ka fuqi te shprehe pakenaqesi…nejse i nderuar USHT duhet te ndryshoje nga brenda se nga jashte shum mire duket

    1. I nderuar “ Realitet “ , separi desha tju falenderoj qe ndat aq shume kohe qe te me shkruani nje kritik kaq te madhe, me te vertet ju jam mirenjohes, sepse ky esht shkrimi im I pare dhe me te vertet me dhat motivim mos ndaloj te shkruaj per gjera te ngjajshme, dhe esht e vertet se kritikat jane ato qe te bejn te vazhdosh te ecesh perpara, njejt sikur vepron USHT-ja e cila vazhdon te ec drejt sukeseve neper ruget me gur e me pengesa te shumta edhe perkrah kritikave dhe sharjeve te medha,

      I nderuar, do ju kisha lutur qe te mos shpejtoni, dhe mos u jepni kahje tjeter gjerave, une nuk I nencmova univerzitetet tjera qe skan dituri, por per ne shqiptaret e maqedonis drita e diturs e ka burimin vetem nga UT, edhe pse esht me pak pervoj, mos harojm se njerzimit I sherben cdo her ajo me e reja, me e mira.

      Kurse ketu edhe ju vet po e pohoni edhe ju vet se ne bibliotekat e USHT gjenden gjith ato libra shkencor e profesional, bile e lavderoni kete gje, e tash mvaret nga ne studentet sa do I shfryzojm bibliotekat e ato librat, e a do blejm libra te tjer, kurse praktikumet e pjesve praktike jan te nevojshme per cdo student qe I nenshtrohet pjeses praktike, dhe duhet te jet personal pasi I nevoitet secilit student. )

      Pastaj, kur jemi te kopshti e te fara e rene ne toke dhe te lulet, do celnin shum me heret ato lule nese nga njerez si ti te ujiteshin, e sikur mos e lenit pas dore kete kopsht dhe te mos e shanin.

      Te lutem,te lutem shume, lexo 3 her shkruaj 1 her, une nuk kam thene se kuadri I FSHM, apo FSHM-ja I ka organizuar keto dite, por studentet e FSHM me Parlamentin Studentor, mos u keqkupto.
      Ne rregull qoft ashtu si thua ti per listat e Shangait, por pse nuk ngrite ti zerin pasi se paskan beret e tjeret, se e kam cekur edhe ne fund, behu ti ai ndryshimi qe don ta shohesh te te tjeret, behu ti ta ngresh zerin kunder ketyre diskriminimeve.

      Dihet se patjeter qe nje dit ato professort zdo munden, do pensionohen, e duhet te tjere ti zavenadesojn, e meqe dokorojn ne fakulltetin e Tiranes atje pa merit askush nuk ua jep apo, d.m.th I paskemi profesoret e doktoruar ne universitetet me te mira, dhe vijn e kontribojn ketu. )

      E kur jemi te praktika neper shtetet tjera, apo ta quajm shkolle verore, ma thuaj ore c’te keqe sheh ketu a ? kur ketu vetem se studentet jan fitimtar asgje tjeter tkeqe skaa, e kemi mundesin qe studentet te shohin se si funksionojn univerzitet tjera jasht shtetit tone, fitojn nje eksperienc, mesojn gjera qe zdo mundnin ti mesonin ketu ne shtetin tone. Por sidoqoft, ti kerkon me nduket vetem shkak per te poshteruar FSHM. )

      Me thuaj ne cfar menyre ne Studentat duhet ta ngrem zerin, vetem te protestojm e quan ngritje zeri, zeri ngritet edhe me gjera tjera, zeri ngritet edhe me punime shkencore, me pjesmarje neper kongrese, kjo esht menyra me e mir per ta ngritur zerin ne studentat, e jo ne rruge, pastaj kur jemi te ngritja e zerit, ti po ju thot tjerve kurse vet ke hezituar ta shkruash emrin tend, por thjesht e keni bere “ Realiteti “ per te kritikuar nje postim, qe nuk kam pasur asnje qellim te keq, thjesht pse kam qen optimist dhe kam pare anen e shendritmshe te medaljes, se fatkeqesisht ne shqiptaret asnjeher nuk ja dijm vleren gjerave tona, por I vajtojm pasi I humbim, kurse te ndryshimi mos u merzit se USHT po ndryshon dhe po haperon drejt sukseseve te reja.

Back to top button