Mediat norvegjeze: Përleshje në kryeqytetin e Maqedonisë

Mediat botërore kanë raportuar rreth protestave të djeshme që u organizuan në Shkup.

Në vazhdim ju sjellim tekstin e plotë të botuar në gazetën norvegjeze VG NYHETER.

Policia në Maqedoni hodhi gaz lotsjellës dhe granata tronditëse në 2.000 demonstrues që protestonin kundër dënimit me burg të perjetshëm të shqiptarëve etnikë.

Një numër i madh u plagosën gjatë protestes në qendër të kryeqytetit të Shkupit, raporton Reuters.

Demonstrantët të cilët hodhën gurë ndaj policisë, protestonin kundër burgimeve të përjetshme pasi që 5 peshkatarë maqedonase u vranë në një liqen pranë Shkupit në vitin 2012.

“Politikisht të motivuar”

Gjashtë shqiptarë etnikë u akuzuan për terrorizëm dhe përpjekje për të destabilizuar qeverinë. Të pandehurit autoritetet maqedonase i përshkruajnë si “islamistë”. Gjyqi për gjashtë të akuzuarit zgjati 18 muaj.

Avokatët mbrojtës mendojnë se të pandehurit påer se nuk kanë prova për akuzat dhe organizatorët e protestave të së premtes vijnë nga ana e mediave sociale ku dhe shqiptarët u nxitën për të demonstruar kundër asaj që ata e quajnë “padive të motivuara politikisht.”
Demonstruesit bartnin flamuj dhe parulla në shqipku shkruanin “ne nuk jemi terroristë” dhe “ne duam drejtësi”.

Ndarjet

Shqiptarët etnikë përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë 2 milionëshe në ish republikën jugosllave. Maqedonia ende ka vështirësi të thella etnike, 13 vjet pasi që vendi ishte shum afër për t’u futur në një luftë civile, si rezultat i luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe militarëve shqiptare.

Militarët i dorëzuan armët e tyre në vitin 2001, pas që u premtua të drejta të barabarta dhe përfaqësim më të mirë politik. Megjithatë integrimi ka qenë i ngadaltë, shkruajnë mediat norvegjeze, transmeton Shqipmedia..

 

Lajme të ngjashme

Back to top button