Behrami në Top-10 frizurat e Botërorit

Lojtarët nuk dallohen vetëm për nga golat dhe cilësitë në Kampionate Botërore. Ata bien në sy edhe për nga kokat e tyre, të cilat përmbajnë frizura të ndryshme.

Sipas ‘thegloss.com’, në top 10 lojtarët me stilin më të veçantë të flokëve ndodhet edhe mesfushori kosovar i Zvicrës, Valon Behrami. Ai ndodhet i dyti. Flokët e tij janë ngjyrë të verdhë, dhe një frizurë e kompozuar me flokët origjinal të tij, që janë të zeza. Mitrovicasi prej vitesh mban flokët të ngjyrosura. Para tij në listë ndodhet mesfushori i Francës, Mathieu Valbuena. Ai është kaçurreli i ‘trekolorëve’ për shkak të frizurës së tij që i ngjan therave.

I treti është Neymar, që si Behrami, ai ka ngjyrosur flokët pas ndeshjes me Kroacinë, bashkë me Dani Alvesin. I veçanti tek SHBA-të është Kyle Beckerman, i cili ka flokët me shumë bistek. Raul Meireles i Portugalisë dallohet për flokët e tij me stilin ‘zero’ anash, kurse në maje të kokës me flokë.

Bishtaleci argjentinas dhe të tjerët

Rodrigo Palacio i Argjentinës është me bisht të gjatë. Serey Die që u bë i famshëm me rastin e qarjes që bëri gjatë intonimit të himnit të Bregut të Fildishtë, ka vetëm pak flokë në maje të kokës dhe ato i ka të ngjyrosura. Asamoah Gyan i Ganës ka numrin tre në pjesën e përmbi veshin e djathtë.

Dy të veçantit e fundit janë Sami Khedira i Gjermanisë dhe Sergio Aguero i Argjentinës. I pari ka flokë paska të gjatë dhe të lëpitura, kurse i dyti një frizurë me flokë në balli./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button