fbpx

(FOTO) Shkup, u gjuajt me gurë selia e BDI-së dhe Komuna e Çairit

15.15 Protestuesit largohen nga Komuna dhe janë drejtuar në selinë e BDI-së në Çair. Ata kanë gjuajtur me gurë edhe selinë e kësaj partie për disa minuta dhe më pas janë larguar në drejtim të Çairçanes. Me gjasë e kanë përmbyllur protestën e tyre. Policia ende është prezente në terren.

Protesta, Anti-Monstra 05 korik

Protesta, Anti-Monstra 05 korik

Protesta, Anti-Monstra 05 korik

Protesta, Anti-Monstra 05 korik

Protesta, Anti-Monstra 05 korik

Protesta, Anti-Monstra 05 korik

Protesta, Anti-Monstra 05 korik

Protesta, Anti-Monstra 05 korik

Protesta, Anti-Monstra 05 korik

Protesta, Anti-Monstra 05 korik

Protesta, Anti-Monstra 05 korik

Protesta, Anti-Monstra 05 korik

Protesta, Anti-Monstra 05 korik

Protesta, Anti-Monstra 05 korik

Protesta, Anti-Monstra 05 korik

Protesta, Anti-Monstra 05 korik

Protesta, Anti-Monstra 05 korik

15.00 Policia ka gjuatur shok bomba ndaj protestuesve. Ata janë larguar me vrap dhe janë strehuar nëpër banesat që janë në afërsi të Komunës së Çairit. Tani për tani nuk ka më të rinj që protestojnë dhe si duket u shua protesta. Gazetari i Portalb nga terreni lajmëron se familjet që janë në banesat përreth komunës janë të tmerruara dhe nga frika janë mbyllur nëpër banesat e tyre. Protesta, Anti-Monstra 05 korik

14.40 Situata e njëjtë vazhdon para Komunës.  Të rinjtë e maskuar gjuajnë nga larg me gurë, polcia nuk i le të afrohen te objekti i Komunës. Protesta, Anti-Monstra 05 korik

14.15 Edhe pse sërish u paralajmëruan protesta masive për sot, gazetari i Portalb nga terreni raporton se kanë dalë dhjetëra të rinj në rrugët e Çairit duke protestuar kundër rasteve të montuara. Të rinjtë gjuajnë me gurë Komunën e Çairit. Policia është prezentе. Së shpejti ju sjellim edhe fotot e realizuara nga gazetari i Portalb.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close