Rodriguez: Edhe burrat qajnë

Sulmuesi i kombëtares së Kolumbisë, James Rodriguez ka këmbngulur që lotët e tij pas ndeshjes kundër Brazilit ishin që skuadra e tij u eliminua nga Kampionati Botëror.

Kombëtarja e Kolumbisë u mposht me rezultat 2-1 nga nikoqirët e Kampionatit Botëror, Brazili. Dy golat nga qendër-mbrojtësit Thiago Silva dhe David Luiz i japën fitoren kombëtares së Brazilit, teksa një gol i vonshëm i James Rodriguez nga penalltia nuk ishte i mjaftueshëm që kombëtarja e Kolumbisë të kualifikohet më tutje.

“Jam duke qajtur sepse ekipi ynë dhuroi gjithkqa nga vetja”.

“Ne nuk u kualifikuam në gjysmë-finale. Gjyqtari i ndeshjes bëri disa gabime fatale, mirëpo ne jemi krenarë sepse u eliminuam duke mbajtur kokat tona lartë”.

“Edhe burrat mund të qajnë. Unë kthehem i lumtur në vendim tim, sepse ka lindur një ekip i madh në kombëtaren tonë”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button