Fazliu: Fajtor për Monstrën është ministri i disko-mbrëmjeve

Më në fund ka reaguar edhe një anëtar i opozitës së heshtur shqiptare, PDSH. Si që duket është menduar gjatë para se të reagojë. Ja se çfarë shkruan Bekim Fazliu.

“U mendova gjatë para se të reagoj. Jo se nuk i gjeja fjalët e duhura për ti thënë, sepse gjithçka është thënë nga ne shumë më herët me qindra herë , por fatkeqësisht reagimet tona që ishin te sinqerta, që shprehnin brengat dhe shqetësimin per gjendjen e mjerueshme në të cilën gjendemi si shqiptarë këtu ne Maqedoni, nuk gjenin “mbështetjen” e duhur. Jo rralle herë edhe kritikoheshim se jemi shumë “brutal” në keto reagime, a kurse në anën tjetër apllaudoheshte për disko-mbrëmjet e Ministrit te Drejtësisë(fajtorit numër 1 për Monstrën),për krushqitë me Popovskin, për sallatat e Alise dhe për budallallëqet e tjera të shumta të BDI-së. I gjithë ky teatër tragjikomik që zhvillohej nën dirigjimin e nji propagande të egër e të përgatitur në kuzhina antishqiptare hutoj edhe qeverinë e Kosovës dhe te Shqipërise sa që të hutuar bën edhe nji “dasmë” në Shkup më këngë e me valle .

Kjo pastaj e hutoj edhe popullin e stërvuajtur që voten e tyre e “dhanë” për një “idare te rrejshme” dhe kështu ku të rrejshme ,ku të blera ,ku të vjedhura i bën 150.000. U than për këtë fjalë të mëdhaja, por fjalët e Alisë janë fjalë boshe që sa i dalin prej goje ja merr era menjëherë.

Fatkeqësisht vuajtjet e shqiptarëve nuk kanë të ndalur. U dënuan me burg të perjetshëm 6 shqiptarë pa asnji dëshmi. Pamjet e sjelljes së policisë me protestuesit të rikujtojnë historine e dhimbshme të shqiptarëve gjatë kohës së okupimit serb dhe realitetin e tanishëm të hidhur, por me nji dallim. Xhelati atëbotë e kishte emrin Sllobodan, kurse tani e ka emrin Ali.
Shpreh keqardhje për gjithë ata që sot pësuan në protesta. Shpreh keqardhje për gjithë shqiptarët e pafajshëm që vuajnë burgjeve.
P.S Reagoj edhe kundër disa hipokritëve te mveshur me petkun e “gazetarëve”, “analistëve”dhe”politikanëve” që sot kurse reaguan! Pikërisht këta janë po të njejtit qe u “çmendën” deri sa Alinë dhe BDI-në e ulen në prehër të Gruevskit.” shkruan Fazliu.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Po hic ma te mire edhe ju sjeni ..edhe ju apo ne kohen tuaj ndodhi brodeci a nuk ke montim aj apo spektakel ke valle .njajt jeni

Back to top button