BDI del me komunikatë: Ngjarjet e djeshme në Shkup shkojnë në dëm të familjarëve dhe procesit

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate ka shprehur shqetësimin si që thonë, të thellë për zhvillimeve të djeshme në Shkup gjatë protestave qytetare.

BDI përmes komunikatës thotë se është angazhuar maksimalisht dhe se që nga ngjarja tragjike e gjer më sot ka kërkuar “që shkaktarët e krimit makabër të vihen para drejtësisë dhe që faji të vërtetohet me fakte dhe prova të besueshme.”

“Kërkuam mbikëqyrje të përafërt ndërkombëtare. Zhvilluam kontakte intensive me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtar në vend dhe ky proces gjyqësor u mbikëqyr nga ana e ekspertëve juridik të OSBE-së. “thonë nga BDI.

Ata thonë se kanë zhvilluar takime të shpeshta me familjarët e të dyshuarve dhe avokatët mbrojtjes duke i qetësuar ata se vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk është përfundimtar.

Sa i përket protestave BDI shprehet se përkrah protesta paqësore por mos të ketë dhunë.

BDI apelon deri tek të gjitha palët e involvuara që të përmbahen maksimalisht nga dhuna sepse ngjarjet e djeshme nuk i ndihmojnë as procesit, as të dënuarve, as familjarëve, por as atyre që po bëjnë përpjekje që të kontribuojnë me qasje institucionale në zgjidhjen e këtij rasti shumë të ndërlikuar.

“Dhuna e djeshme në rrugët e Shkup na e vështirëson angazhimin e mëtejmë në drejtim të zbardhjes së vërtetës deri në përfundim të të gjitha procedurave ligjore që përfshijnë gjykatën e Apelit, atë Supreme, por edhe Gjykatën e Strasburgut.”

BDI ju dërgon mesazh edhe mediave dhe opinonistëve që të jenë “më konstruktiv” në shprehjen e reagimeve të tyre.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. INTERESANT!? KETA PERSERI SI GJATE ZGJEDHJEVE NA JAPIN DIREKTIVA SE DUHET TE HESHT NJE SHOQERI E TERE SI NE MAQEDONI POR EDHE JASHTE SAJ SI KOSOVE E SHQIPERI, QE MOS T’UA PRISHIN TERTIPIN E QEVERISJES SE TYRE!!!
    I TERE NJE MILET DUHET TE PRES PA MAKAR EDHE 50VJET SE ATA JANE ME TE MENQMIT DHE SE ATA DIJN TE QEVERISIN ,NDERSA NA DUHET T’U NENSHTROHEMI.
    HE ALLAHU JU MAROFT BRE 

  2. PARTIJA E BDI NUK JE NA KA E KUPTOJME POPLLI SHQIPETARE QDOHER QE FITONE KEJO PARTI NE MAQEDONI SHQIPETARET MATREDHETOHENE ALI HAMETI DEL ME DEKLAERTA QE NUK KAH KUPETIME PO KJO PARTI ASHTE NDERE PARTITE MET DOBEHTA PO APELOJE SHTETINE E SHQIPERISE EDHE TE KOSOVESE QE TE MARINE INCIATIVA TE SHTETEVE QEM OSE TE DODHINE INCIDENTE TEK SHQIPETARET

Back to top button