Letër publike nga ish ushtari i UÇK-së Daut Dauti dërguar Ali Ahmetit

Letër publike nga ish ushtari i UÇK-së Daut Dauti dërguar Ali Ahmetit

“I nderuari komandat i UÇK-së Ali Ahmeti në vitin 2001, dola në luftë kundër çizmes së sllavit, lash fëmijët duke fjetur, lash nënë me lot në sy, u bashkangjita UÇK-së duke menduar se fëmijët i çliruam nga okupatori sllav , për herë të parë e them këtë me shumë dhimbje, në vitin 2001 vëllau i imi nga një shtresë të cilën nuk mundi të përballonte të gjithë atë që ndodhi në vitin 2001 ai mori një s’mundje të rëndë, ra në spitalin e Shkupit ku unë Daut Shasivari nuk kishim të drejtë të vizitoj vallaun tim në spitalin e Shkupit arsya ishte se isha pjesëtarë i UÇK-së policia bënte kontrolla të rrepta rrugëve për në Shkup , vëllau mu kthye në arkivol, edhe ai ka qen pjesë e luftës të 2001 ku ai me fëmijët e tij qëndroi në fshatin ku kishte lindur nuk u largua si refugjat, vëllaun tim nuk kam ndër mend që të shpall si hero, nuk e kam ndërmend që të shpall si dëshmorë,nuk e kam ndërmend që të shpall si martir , ai ndërroj jetë në vitin 2001 në spitalin e Shkupit më la amanet tre fëmijë , 9,7,5 vjeçar kisha edhe dy fëmijët e mi 5,3 vjeçar gjithsej 5 fëmijë, gjithsej 8 anëtarë të familjes i pa punë, me shumë probleme , por çdo herë i jepesha kurajo vetes e kalur qoftë e gjithë ajo kohë, jetoja me një shpresë shumë të madhe se nuk guxon çizmja e sllavit të më nëpërkëmbë fëmijë e mi dhe të vllaut tim, por sllavi jo fëmijët e mi dhe të vllaut tim ai shkeli gjithë shqiptarët.

I nderuari komandat i UÇK-së Ali Ahmeti po të shikoni këtë fotografi të vitit 2001 aty jam unë me shumë fëmijë të fshatit tim.

Këta fëmijë menduan se unë bashkë me ju ua sollëm lirinë por unë bashkë me ty i gënjemë neve ua sollëm robërinë.

Ju kisha lut personalisht që mbrenda 24 orëve largohuni nga qeveria e sllavëve, shqiptarët mendoj se akoma kanë besim tek ju”.

Daut Dauti.

Lajme të ngjashme

Back to top button