Për shkak të fluksit të turistëve, Inspektoratet në Strugë punojnë në dy turne

Komuna e Strugës, për një shërbim më të shpejtë e më cilësor, për shkak të fillimit të sezonit turistik, rritjes së fluksit të turistëve, rritjes së dendurisë së qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, nga data 01.07.2014 deri në 31.08.2014, mbikëqyrja inspektuese ka filluar dhe do të vazhdojë të kryhet në mënyrë permanente , përkatësisht në dy turne.

“Të gjithë inspektoratet, përkatësisht Inspektorati i Ndërtimit, Inspektorati Komunal , Inspektorati për Mbikëqyrje të Trafikut si dhe Inspektorati Ekologjik do të jenë në shërbim gjatë gjithës javës në dy turne duke përfshirë edhe ditët e fundjavave .

Me këtë rast, i ftojmë të gjithë qytetarët të jenë bashkëpunues me nëpunësit e inspektorateve, në mënyrë që problemet të zgjidhen në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë”, informojnë nga Komuna e Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button