Ermira Mehmeti, arsyeton veten për rastin ‘Monstra’

Duke e nisur shkrimin me fjalët se edhe familja e saj ka vuajtur për drejtësi, deputetja e partisë shqiptare në pushtet BDI, Ermira Mehmeti arsyetohet para opinionit se më parë ka qenë më keq ndërsa tani të paktën mund të protestohet. Ajo thotë se më herët shqiptarët ishin të paditur dhe nuk i kanë ditur instrumentet e kundërshtimit ndaj shtetit. Duke e pasur parasysh që pushteti mbetet BDI dhe VMRO, është e paqartë çfarë mendon deputetja Mehmeti, kuј i drejtohet me fjalën ‘shteti’?

Gjithashtu, ajo arsyeton veten se si person që përfaqëson shqiptarët  ka folur në Parlament dhe ka kërkuar përgjegjësi ndaj prokurores. Por, mbetet e paqartë se a ka kërkuar përgjegjësi nga ish ministri drejtësisë, kuadër i BDI-së, gjatë së cilit u realizua rasti ‘Monstra’ dhe nga ministri aktual i drejtësisë, gjithashtu, kuadër i BDI-së?

Mehmeti thotë se përkrah protestat kundër vendimit të gjykatës, mirëpo Mehmeti nuk u pa në mesin e protestuesve për ta konkretizuar atë përkrahje.

Komenti i plotë i Ermira Mehmetit:

“Une jam rritur ne nje familje me histori te burgosurish politike. Babai im ka qene ne burgjet e Jugosllavise ne kohen e Aleksandar Rankoviqit, dhe poashtu edhe gjyshi im. Qe te dy kane qene te akuzuar per irredentizem dhe veprimtari nacionaliste per bashkim me Shqiperine, si anetare te NDSH-se.

As babai im, as gjyshi im, asnjehere nuk e fituan betejen e tyre me drejtesine. Ata nuk e fituan kete beteje sepse jetonin ne nje regjim jodemokratik, ne te cilin protestat ishin te ndaluara, shprehja e mendimit ndryshe ishte e denueshme, e kundershtimi i vendimeve te shtetit ose i gjykatave nenkuptonte t’i nenshkruash me doren tende fundin vetvetes.

Edhe une, si dhe cdo shqiptar ne Maqedoni, kemi te drejte te ndjehemi te zhgenjyer dhe mosbesues ndaj institucioneve qe bejne drejtesine, per shkak te historive te hidhura qe na lidhin me keto institucione dhe vendimet e tyre. Rasti i ashtuquajtur ‘Monstra’, ka prodhuar shume mllef, dhe ky mllef i shprehur publikisht perhere krijon terren qe dikush, individ ose grup, te perpiqet ta grabise dhe shfrytezoje per perfitimet e veta.

Te gjithe protestuesit kunder vendimit te gjykates, te cilet protestuan dhe protestojne vetem kunder vendimit monstruoz, kane mbeshtetjen time. Te gjithe ata qe ketu shikojne shans per te artikuluar qendrime politike, jo.

Dikur shqiptaret ishin te paditur, inferiore, te heshtur dhe te paperfaqesuar. Ata nuk i dinin dhe nuk i njihnin instrumentet e kundershtimit te vendimeve te shtetit apo gjyqesorit te shqiptuara kunder tyre. Si perfaqesuese e shqiptareve, ju them se nga foltorja e Parlamentit kam kerkuar pergjegjesi nga Prokurorja per gjuhen nxitese te cilen e perdori ne permbyllje te procesit gjyqesor. Si perfaqesuese e shqiptareve, do te vazhdoj te kerkoj pergjegjesi prej saj. Si perfaqesuese e shqiptareve, perkujtoj familjet e te denuarve se drejtesia nuk e ka thene fjalen e fundit dhe ata nuk duhet te ndalen dhe drejtesine ta kerkojne deri ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strazburg. Si perfaqesuese e shqiptareve, mendoj se nuk guxojme askujt ti japim arsye per te krijuar imazh te shtremberuar per ate se cilet jemi, cfare tradite kemi, cfare vlerash e kulture te gjate e te lavdishme kemi.

Mbeshtes cdo forme te protestes paqesore, demokratike dhe me mesazhe te drejtuara ne adresen e duhur.

Te nderuar qytetare shqiptare,

Politikanet dhe perfaqesuesit tuaj nuk kane heshtur. Por ka momente kur fjalet nuk duhet thene ne media, rrjete sociale e reagime tjera. Politikanet tuaj keto dite as nuk ndjehen rehat, as nuk jane neper kolltuqe, as nuk ndjehen mire. Mos i besoni propaganduesit e kote! Politikanet tuaj keto dite, ashtu si edhe cdo dite, jane duke punuar qe gjyqesori njehere e pergjithmone te lirohet nga kthetrat e mentalitetit te vjeter denues, perjashtues, dhe ekzekutues ndaj shqiptareve.

Bashkendjej me te gjithe ata qe sot ndjehen te zhgenjyer nga drejtesia, sepse vet jam ndjere ashtu dikur. Njeherit denoj cdo tentim te individeve ose grupeve per ta rrenuar dinjitetin e protestes dhe per ti dhene asaj karakter politik.” shkruan Ermira Mehmeti në faqen e saj zyrtare në Facebook.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Per derisa partit shqiptare nuk bashkohen ne maqedoni, shqiptaret gjithmon do te vuajne.

  2. ti moj vajze “qe flet nga kolltuku” nuk je zgjedhur per te na treguar sa te paafte kane qene shqiptaret ne te kaluaren (se edhe vete prej te njejtit brume je- mos qofsh ma mire) por mundohu qe te na provosh se cfare mund te bejne Sot shqiptaret per shqiptaret;
    dhe kur thua qe Ne nuk flasim vetem neper media por vazhdimisht jemi te zene kete e dime fare mire qe te gjithe sepse kur populli vuan Ju ja fusni neper pushime. KAQ!

Back to top button