Galdini për ngjarjet në Shkup: Nuk duhet lejuar Gruevski të realizojë projektin nacionalist

Analisti i njohur nga Shqipëria, Arian Galdini nuk ka qenë indiferent ndaj ndodhive të fundit në Shkup. Ai thotë se është pothuajse e qarte se partitë politike shqiptare ne Maqedoni, janë me shume tregues te nivelit para-demokratik te shoqërisë multietnike kaq shume te kërkuar nga faktori ndërkombëtar për Maqedoninë, sesa përfaqësuese dhe mbrojtëse te dinjitetit dhe te drejtave njerëzore te qytetareve shqiptare ne Maqedoni. Sipas tij, shqiptaret janë etni shtetformuese ne Maqedoni. E kësisoj Shteti dhe Policia nuk kane sesi te jene as te Gruevskit e as te etnisë sllavo-maqedonase te cilën Gruevski e përfaqëson për te sunduar etninë tjetër, pra për te sunduar etninë shqiptare.

“ Drejtësia ne rastin e çështjes gjyqësore ‘Monstra’, nuk mund te jete drejtësi politike e njërës etni përmbi etninë tjetër. Drejtësia mund te vendoset vetëm nëse shteti është i te gjithëve dhe drejtësia e barabarte dhe e drejte për te gjithë. Dhuna policore e ushtruar përmbi rininë shqiptare shkupjane është as me shume e as me pak por represion i shtetit te padrejte qe kërkon te mbroje njërën etni ndërsa tjetrën etni e konsideron te huaj, kundërshtare, te padenje. E tille mendësi frymëzon dhunën e vështirë se ka ndalje. Nëse rinia shkupjane sot mblidhet e del te protestoje ne Xhami ngase i konsideron politiken dhe partitë politike shqiptare ne Maqedoni si te ndyta dhe allishverishiste me Gruevskin, bën mire te beje kujdes qe te mos ktheje besimin dhe vendet e shenjta te Besimit ne Projeksione Allishverishesh për shkak te përfshirjes ne çështje politike.” shkruan Galdini.

“ Demokracia bie, kur qytetaret nuk e ushtrojnë atë ne plotësi. Xhamitë le te jene vende te shenjta e te nderuara te besimit fetar, ama kurrsesi te mos kthehen ne vendlëvrime politike. Për asnjë arsye, ne asnjë rast. Demokracia ka nevoje për fenë qe te fuqizohet moralisht. Por nëse feja behet zëvendësuese e demokracisë, dështojnë te dyja, edhe feja edhe demokracia. Gruevski këtë kërkon. Gruevski kërkon e provokon qe shqiptaret te dështojnë ne kulturën e tyre demokratike dhe fetare. Nuk duhet ndihmuar Gruevski ne ketë axhendë djallëzore. Gruevski duhet denoncuar si nje lider atavik i një te shkuare ish-Jugosllave e nacionaliste. Mendësia ish-Jugosllave dhe Nacionaliste shkatërroi Jugosllavinë, e kësisoj e rrezikon edhe Maqedoninë. Gruevski nuk duhet lejuar qe ta realizoje projektin e tij atavik ish-jugosllavisto nacionalist.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button