fbpx

Ndërkombëtarët me thirrje për qetësim të situatës

Përfaqësuesit ndërkombëtar kanë bërë thirrje për qetësi dhe qytetarët të përmbahen nga dhuna në Maqedoni.

Kjo thirrje është bërë nga ambasada e SHBA-ve, delegacioni i Bashkimit Evropian, OSBE dhe misioni i NATO-s në Shkup, pas protestave të dhunshme në Shkup, kundër dënimit të 6 shqiptarëve me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, që ndodhi më 12 prill 2012.

-I bëjmë thirrje qytetarëve dhe liderëve të shtetit, që të bashkohen dhe në frymën e dialogut konstruktiv, t`i adresohen çështjeve që minojnë mirëkuptimin reciprok dhe marrëdhëniet ndëretnike, thuhet në komunikatën e përbashkët të lëshuar të premten në mbrëmje.

Në deklaratë thuhet se, të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin pikëpamejet e tyre në mënyrë paqësore, por jo edhe të përfshihen në akte destruktive dhe të dhunshme. “Derisa çdo incident ndëretnik apo tentim për të nxitur jotolerancë, paraqet mundësi për politizimin apo shfrytëzimin e situatës për qëllime personale apo politike, ajo gjithashtu paraqet edhe mundësi për hapjen e dialogut dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet bashkësive të ndryshme ndëretnike. Kjo është një mundësi që liderët të rreshtohen në emrin e një shteti të integruar, që plotësisht respekton diversitetin”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Njëzet persona mes të cilëve edhe policë janë plagosur gjatë ditës së djeshme nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Shkup. Protestat u zhvilluan në shenjë pakënaqësie ndaj dënimit me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra”./INA/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close