DITA 8: FILLONI NË SYFYR

Kur duhet ta filloni ditën tuaj gjatë Ramazanit? Duhet ta filloni herët (duke patur një ditë agjërimi të gjatë) apo duhet të flini sa më shumë të mundeni derisa të zgjoheni?

Këshilla ime: Dita juaj e frytshme duhet të nisë pikërisht pas syfyrit. Provojeni sonte/nesër dhe shi­ koni sesi do ndiheni:

Flini sa më herët të mundeni (ideale do ishte menjëherë­ pas Teravive). Pastaj, zgjohuni një orë përpara­ Sabahut dhe hani një syfyr të shëndetshëm. Pushoni­ pas vaktit të ushqimit, falni Sabahun, lexoni Kur’an dhe filloni ditën tuaj të punës. Kryeni 1 deri­ në 3 detyrat më të rëndësishme të ditës; këto mund të jenë të lidhura me punën ose familjen.

Çfarëdo që të jetë, sigurohuni që:

1.Nuk ka gjë më të rëndësishme se ato detyra, dhe

2.I përfundoni ato, e nuk i lini të nëpërkëmbë. Hadith: “Syfyri është begati” – kështu që, mos e humbni atë. Fillojeni ditën tuaj me të!

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button