fbpx

“Paris Fashion Week” gjen të përgatitur Rihanna-n

Nisja e “Paris Fashion Week” ka gjetur të përgatitur Rihanna-n. Këngëtarja 25-vjeçare është fotografuar në formë të mirë dhe e veshur me stil në rrugët e Parisit, bashkë me mikeshat e saj.

Një ndër këto mikesha, është edhe fituesja e cmimit Oscar, aktorja Jennifer Lawrence. Rihanna postoi në profilin e saj në Twitter një foto me të pas darkës pariziene që kaluan bashkë.

Disa orë më vonë, këngëtarja nga Barbadosi publikoi një tjetër imazh të sajin, ku me një gotë verë të bardhë shëtit me makinë nëpër rrugët e kryeqytetit francez, që këto ditë të nxehta vere është në qendër të vëmendjes së Vip-ave për shkak të javës së modës.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close