Ministri i Financave turpërohet nga fëmija: Nuk dinte sa bëjnë 7 herë 8! (Video)

Ministri britanik i Financave, George Osborne, u turpërua kur fëmijës 7-vjeçar refuzon t’ia japë përgjigjen në një pyetje të thjeshtë matematikore.

Paneli i nxënësve intervistonte ministrin në lidhje me ekonominë britanike, por refuzoi të përgjigjet në pyetjen e thjeshtë të një nxënësi se sa bëjnë 7×8, transmeton Telegrafi.

“Nuk do të futem në një seri të pyetjeve të tilla… Kam krijuar një rregull jetësor që të mos përgjigjem pyetjeve të matematikës”, i tha Osborne vogëlushit, për çka nxënësi e jep vetë përgjigjen.

Për shmangien e kësaj përgjigjeje, ministri është përqeshur në Britani. Për më shumë, shikojeni videon nga sekondi 50!

Lajme të ngjashme

Back to top button