Këto janë trendet e fundit në botën e bukurisë!

10 trendet më të fundit sipas magazinës GLAMOUR

1. Të ushqeni fytyrën tuaj

Harroni kremrat kundër plakjes – tani shpëtimtarët e lëkurës vijnë në formë të lëngshme që konsumohen. Kompania Fountain ka nxjerrë në treg Resvertrol ose ‘Molekulën e Bukurisë’, një pije me Acid Hialuronik. Mu kjo pije është në krye të listës dhe që kërkohet shumë për trajtime bukurie.

Fountain
Fountain

 

2. Preni flokët!

Nga prerja dramatike e flokëve që bëri Beyonce (të cilën e kemi parë vetëm në Instagram) deri të prerja ‘bob’ e Karlie Kloss. Këto janë trendet botërore të flokëve! Prerja e flokëve është bërë ‘hit’ pas një sezoni ku më të kërkuara ishin ato të gjatat dhe ekstensionet.

Prerje flokesh
Prerje flokesh

3. Parfumet e gjysheve

Ashtu siç dizajnerët janë të fokusuar në pamjen vintage (me elemente retro), të njëjtën mënyrë e ndjekin edhe prodhuesit e parfumeve – prandaj ata fusin hundët nëpër arkivat e gjysheve për të dalë me trende moderne. Këta aroma janë nga trëndafili, vjollca dhe jasemini, që ringjallin nostalgjinë e viteve te kaluara dhe kohës së glamurit apo shkëlqimi të artë.

Valentina by Valentino parfum
Valentina by Valentino parfum

4. Thuaj ‘Ombres’ ADIOS

Tani ngjyra trendi në qytet ka një teknikë të re dhe është më tepër se ombre. Është koha për të njohur stilin e flokëve ‘Ecaille’.  Jessica Alba, Scarlet Johanson dhe Rosie Huntington-Whiteley tanimë veçse janë ‘të dashuruara’ në këtë stil.

Jessica Alba floket ombre
Jessica Alba floket ombre

5. Kujdesi kundër plakjes së flokëve

Është koha të kujdeseni për flokun tuaj ashtu si do të ishit kujdesur për lëkurën tuaj. Produktet e fundit për kujdesin e flokëve janë frymëzuar nga inovacionet për trajtim të lëkurës. Bëhet fjalë për produktin Alterna’a Caviar CC Krem Flokësh mbrojtës – ky është i adhuruari i Katie Holmes. Ky krem është i shkëlqyer për ta trajtuar thatësinë e flokëve, por në të njëjtën kohë bën edhe menaxhimin e nivelit të yndyrës së lëkurës së kokës.

6. Arti i thonjve

A ka përfunduar periudha e ‘artit të thonjve’? Hmm, pothuajse! Nëpër javët e modës është vërejtur mbizotërim i thonjve me ngjyrë natyrale, ngjyra të thjeshta, dizajni gjysmë-hënë, si dhe nuanca të manikyrit Francez.

7. Boronicat janë të bukura dhe të shijshme

Nuancat e boronicës janë kudo në këtë sezon – nga buzët deri te thonjtë. Janë nuanca që i shkojnë mirë secilës femër, dhe në qoftë se ju i aplikoni me kujdesin e nevojshëm, atëherë padyshim se do ta arrini pamjen e dëshiruar.

8. Kremrat e “thjeshtë”

Pas periudhës së kremrave BB dhe CC, tani kremrat e thjeshtë, si duket dëshirojnë të hakmerren për ‘neglizhencën’ ndaj tyre. Aplikohen pas hidratimit të lëkurës por para grimit. I këtij lloji është kremi nga Clinique’s Superprimer Face, i cili shërben për të trajtuar të gjitha llojet e njollave, poret e bllokuara, skuqjen, dhe në të njëjtën kohë shërben si bazë për pudrën tuaj.

10. Shfrytëzimi i banjave

Është koha për Spa – bile ato të stilit Rus! Banjat Ruse (ose saunat) janë ngritur në numër një në listën e trendeve të personave që përdorin saunën. Ekspertët sugjerojnë edhe një masazhë relaksuese pas banjës. Tingëllon fort mirë!

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button