Sela reagon për ngjarjet në Shkup

Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela në faqen e tij në Facebook ka reaguar lidhur me ngjarjet e sotme në Shkup.

Ja komenti i plotë i Ziadin Selës:

“Pamje qe te kujtojne vitin 1989 ne Kosove.Rrahman Morina ishte ulur kembekryq ne qeverine e dhunshme te Sllobodan Millosheviqit.Ai qeverisi vetem disa muaj ndersa “RRAHMANET” tane kane 12 vite qe qeverisin duke shkelur perdite mbi gjakun e te rinjeve dhe te rejave shqiptare. 
Epilog i tmerrshem i nje proteste paqesore, drejtuar kunder nje institucioni i cili rrin ne kembe fal tatimeve te po ketyre qe sot u rrahen e u malltretuan sepse kerkuan shum pak drejtesi. 
Dhe kishin plotesisht te drejte te protestojn perpara nje sistemi i cili dy vite me pare bastisi gjysmen e territorit shqiptar ne Maqedoni, ne kerkim te “provave” per krimin dhe qe perfundoj, me proven fjalim te nje prokurore ligsire e qe len shum pikpyetje rreth te vertetes se vrasjes se te rinjeve maqedonas tek liqeni i Smilkoves.
Eshte shum e rendesishme te ruani gjakftohtesine vellezer dhe me e rendesishme nga kjo, mos harroni…” shkruan Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button