Luis Suarez në Barcelonë!

Luis Suarez do të transferohet te Barcelona për 79 milionë euro. Sipas raportimeve të fundit të mediave spanjolle Liverpuli dhe klubi katalanas tashmë e kanë arritur marrëveshjen, e cila pritet të zyrtarizohet ditët e ardhshme.

Sulmuesi uruguajan do të nënshkruajë një kontratë 5-vjecarë me Barcelonën, nga e cila do të përfitojë 12 milionë euro në sezon, duke u bërë futbollisti i katërt më i paguar në Katalunjë pas Messit, Neymar dhe Iniestas.

Në fund të javës do të diskutohen detajet e fundit të këtij tranferimi, ndërsa javën e ardhshme pritet prezantimi i 27-vjecarit. Në këtë marrëveshje mund të përfshihet edhe kartoni i Alexis Sanchez, që kërkohet nga Liverpuli pikërisht për të zënë vendin që do të lërë bosh Suarez.

Mbyllja e bisedimeve është ndihmuar edhe nga vendimi i UEFA-s qe nuk e lejon sulmuesin uruguajan që të stërvitet e skuadrën, edhe pse periudha e pezullimit të tij për shkak të kafshimit të Giorgio Chiellinit do të përfundojë me 26 tetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button