Lorik Cana, muaj mjalti në Dhërmi

Lorik Cana është duke e kaluar muajin e mjaltit në plazhin e Dhërmiut. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, ashtu si çdo vit, nuk ka hequr dorë nga “patriotizmi” për t’i kaluar një pjesë të pushimeve në tokën e tij.

Këtë herë gjërat janë disi ndryshe: po pushon me statusin e të martuarit… Të dielën e kaluar, ai dhe bukuroshja italiane Monika zhvilluan ceremoninë e dasmës në Prishtinë. Ishte një dasmë madhështore në organizim, si dhe në pjesëmarrës, sepse numri i të ftuarve shkonte afro 500, mes të cilëve edhe zyrtarë të lartë të FSHF-së.

Cana është duke pushuar në Dhërmi me familjarët dhe të afërmit e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar surprizat nga stafi i hotelit ku është akomoduar, teksa i kanë servirur edhe një tortë në formën e zemrës me numrin 5 sipër.
Pas largimit të trajnerit Edi Reja nga Lazio, duket sikur situata e Lorik Canës është qartësuar.

Ai pritet të vazhdojë të luajë aty, por nuk përjashtohet mundësia që deri më 31 gusht kapiteni kuqezi të ndërrojë ekip. Për të interesohen klube gjermane, ndërkohë që është folur shumë edhe për një rikthim të mundshëm te Marseja.

Lajme të ngjashme

Back to top button