Reagon Nuri Seferi: Kemi derdhur gjak për këtë tokë, nuk qëndrojmë urtë

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi ka reaguar pas dhunës që ushtroi policia maqedonase mbi protestuesit shqiptarë në Shkup. Ai tha se për këtë tokë kanë derdhur gjak shumë shqiptarë.

Ja reagimi i tij në Facebook:

Sot me vemendje jam duke shikuar ngjarjet në Shkup qe vertet janë te dhimbshme. Po ushtrohet terror i vertet nga policia sllave ndaj protestuesve Shqiptar qe filluan shumë qet protesten kunder rastit Monstra.

Kerkoj që sa me shpejt te reagoj Politika Shqiptare kunder kesaj dhune qe behet ndaj Shqiptarve , Kerkoj që masat e rendit te qetësojn situaten ne cdo anë të Shkupit.

Shqiptaret protestuan per drejtesi , Por kjo qe behet kunder Shqiptarve eshte nje terror i vertet qe nuk e deshiron asnje qytetar i vendit. Keto ngjarje na kthejn disa vite mbas , Kjo dhune i ngjan regjimit fashist te Milloshevicit e Karagjicit qe dikur ushtonin mbi Popullin Shqiptar. Duket qe ajo urrejtje e ati regjimi të eger eshte trashiguar dhe sot me 4 Korrik e shohim te njejten ne Shkup.

Shqiptaret janë ne trojet e veta amtare , Cdo pellembe te kesaj Shqiptarie e kemi mbrojtur me gjak dhe nuk dot tolerojm qe te qendrojm urt duke shikuar si shkilet mbi gjakun dhe nderin e Shqiptarve…

MJAFT MË ! ! !
Me respekt : Nuri Sefer

Lajme të ngjashme

Back to top button