Berisha: Dhunë e egër policore në Shkup ndaj protestueseve paqësor shqiptarë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pasditen e sotme për protestën në Shkup. Sipas tij, policia maqedonase ka përdorur dhunë të egër ndaj protestuesve shqiptarë dhe se ky është një akt që e dënon rëndë.

“Të dashur miq, shqiptarët në Shkup muajt e fundit janë përballur me dhunë dhe terror, si të ekstremistëve albanofob maqedonas ashtu dhe të autoriteteve policore të këtij vendi. Pak kohë më parë një krim i dënueshëm, vrasja e një të riu maqedonas nga një i ri shqiptar, u përdor si pretekst nga ultranacionalistët maqedonas për të djegur, shkatërruar, plaçkitur pa dallim të gjitha lokalet, dyqanet, pronat e shqiptarëve të lagjes ku ndodhi krimi. Autoritet maqedonase ndërhynë por me plogështi dhe me vonesë ndaj këtyre akteve që të sillnin në mendje një mininatë të kristaltë në Shkup ndaj shqiptarëve. Sot, një protestë paqësore e shqiptarëve kundër dënimit të përjetshëm të 6 shqiptarëve si autorë të një krimi monstruoz, vrasjes së dy viteve më parë të 5 maqedonasve, degradoi në një dhunë të egër policore ku pati dhjetëra protestues të lëndua r madje dhe rende nga Policia”, tha Berisha ndërsa shtoi se: “Duke dënuar me ashpërsi dhunën ndaj protestuesve paqësore u bëj thirrje autoriteteve të Maqedonisë të ndëshkojnë me forcën e ligjit autorët e kësaj dhune. Ftoj qytetarët shqiptarë të ruajnë gjakftohtësinë dhe shmangin përkeqësimin e gjendjes tejet të nderë në marrëdhëniet ndëretnike në Shkup”, shkruan më tej Berisha në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button