Franca e mirë, por Gjermanët shijojnë gjysmëfinalen

Gjermania ka triumfuar ndaj Francës në çerek-finale të Kupës së Botës, teksa e ka mposhtur me rezultat minimal 1-0.

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka bërë një hap të madh drejt synimit të saj për ta fituar Botërorin e Brazilit.

Gjermanët arritën të triumfojnë në duelin çerekfinale kundër Francës 1:0.

Mats Hummels arriti ta realizojë golin e vetëm të sfidës në pjesën e parë, duke shënuar bukur me kokë pas harkimit të Toni Kroos.

Kësisoj, gjermanët për të katërtën herë rresht kanë siguruar gjysmëfinalen e një Kupe të Botës, çka është një arritur tejet e madhe për ta.

Në gjysmëfinale, Gjermani do të ndeshet me fituesin e sfidës së sotme mes Brazilit dhe Kolumbisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button