Raporti i MPB: 20 të lënduar dhe 6 të arrestuar

Ministria e Punëve të Brendshme doli me raportin e tyre ku thuhet se gjatë përleshjes së sotme në protestat në Shkup janë lënduar gjithsej 20 policë dhe protestues. Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski në një konferencë për shtyp i quajti huliganë protestuesit që kanë sulmuar policinë me gurë.

“Protesta ka eskaluar nga një grup i madh huliganësh, të cilët fillimisht u konfrontua me policinë, kurse gjatë goditjeve me gurë kanë dëmtuar fasadën e gjykatë. Gjashtë persona nga protestuesit janë arrestuar, njëri prej të cilëve është ankuar për lëndime dhe është dërguar në spital. Gjithashtu është dëmtuar ekspozitura e ‘Bankës Komerciale”, disa automjete dhe një dyqan. Gjatë ditëve në vijim me ndihmën e filmimeve tona dhe me ndihmën e filmimeve të mediave do të vazhdojmë identifikimin e atyre që morën pjesë në protesta dhe u rrahën me policinë”, tha Kotevski.

Protesta nuk ka qenë e lajmëruar në polici dhe sipas tij nuk dihet kush është organizatori.

Megjithatë policia po vëzhgon me ngulm aktivitetet e disa e grupeve që besohet ta kenë nisur protestën.

Lajme të ngjashme

Back to top button