Protesta në Kumanovë për zgjidhjen e problemit me ujin

Qytetarët e Kumanovës sot kanë dalë në rrugë për të protestuar për problemin e vazhdueshëm që e kanë me ujin e pijshëm. Në sheshin e qytetin të Kumanovës janë zhvilluar dy protesta, në fillim kanë protestuar administrate lokale e Ndërmarrjes Publike ‘Ujësjellësi’ sepse siç thonë, ndaj tyre po bëhet një sulm direkt i menduar mirë dhe i motivuar politikisht nga ana e Ndërmarrjes së Ujërave të Maqedonisë, me rritjen e çmimit të ujit nga 2.2 në 6.8 denarë.

Ndërmarrja shtetërore nëpërmjet këtyre çmimeve e ngatërron ‘Ujësjellësin’ me borxhe të mëdha dhe këtë e shfrytëzon si burim që të mos kërkojë sasi të mjaftueshme të ujit për qytetin, thotë kryetari I Komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski.

Menjëherë pas protestës së administratës lokale, në shesh kanë dal banorët e zonave më të larta të cilët pothuajse një muaj ballafaqohen me krizë të ujit.

Gjatë protestave të dy ndërmarrjet janë thirrur në bisedime në Ministrinë e Bujqësisë dhe ekonomizimin me ujërat pas çka menjëherë është hapur ventilimi që furnizon me ujë këtë komunë.

Lajme të ngjashme

Back to top button