Nuk ka të lënduar nga Gjykata Penale e Shkupit, gjatë protestës

Gjykata Themelore e Shkupit 1, informon se gjatë protestave të cilët pasdite janë mbajtur në disa vende të kryeqytetit, mes të cilave edhe para Gjykatës Penale, janë thyer disa dritare të ndërtesës, por nuk është lënduar asnjë i punësuar në gjykatë.

“Punëtorët kanë qëndruar në vendet e tyre të punës dhe profesionalisht i kryejnë detyrat e tyre edhe përkundër sjelljes së pahijshme të qytetarëve të cilët dolën në të ashtuquajtura protesta të qeta. Për incidentin është e informuar Ministria për Punë të Brendshme, ndërsa dëmi material do të vlerësohet më pas”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Penale të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button