CIVIL apelon të ndërpritet dhuna dhe masa urgjente për qetësim të situatës

Civil apelon tek të gjithë qytetarët dhe policia që të përmbahen nga përdorimi i armëve dhe dhunës, pasi para disa orësh filluan protestat e shqiptarëve kundër vendimit të gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj gjashtë shqiptarëve në rastin “Monstra”.

Ato gjithashtu apelojnë tek të gjitha partitë politike të dalin me një deklaratë të përbashkët dhe të ndërmarrin hapa për qetësimin e situatës.

Vëzhguesit e Civil lajmërojnë për eskalim të situatës dhe të shtënë ndaj protestuesve në afërsi të gjykatave të Shkupit. Pasi është gjuajtur me gurë ndërtesa e Gjykatës themelore, protestuesit janë drejtuar kah qeveria ku janë ndaluar nga policët e armatosur që kanë intervenuar me gazë lotsjellës dhe automjete të rënda, informon Civil.

Lajme të ngjashme

Back to top button