Padi penale për dy persona nga Kumanova për falsifikim të parave

Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale ndaj 27-vjecarit L.R. dhe ndaj 26-vjecarit SH.I., që të dy nga Kumanova, për vepër penale “falsifikim parash”. Një padi e tillë është ngritur edhe ndaj 29-vjecarit М.S. nga Kumanova, për veprën e kryer nga neni 54 i Ligjit për punë me deviza.

L.R. ka siguruar bankënota të falsifikuara prej 50 eurosh, të cilat ia kishte dhënë SH.I, i cili të njëjtat i kishte lëshuar në qarkullim ne kazinonë “Admiral”, të cilat më pastaj i ishin dhënë M.S.

Lajme të ngjashme

Back to top button