Koncert dedikuar futbollistëve shqiptar që marrin pjesë në “Brazil – 2014”

Me moton “Malësia krenohet me Ju”, dhe që u dedikohet futbollisteve shqiptarë që po marrin pjesë në kampionatin botërorë të futbollit “Brazil – 2014”, Shkodran Mustafa, Admir Memedi dhe të tjerët, Shoqëria Kulturo Artistike “Lulet e Malësisë” organizon koncert në Gostivar

Koncerti do të mbahet të shtunën (05. VII. 2014) me fillim në ora 21:00 në fshatin Sërmnovë (te oborri i shkollës fillore “Xhon Buzuku”).

Në koncert do të marrin pjesë: Sinan Zylbeari, Ali dhe Refet Imeri, Sanije Limani, Vëllezërit Azizi, Rushan Bexheti, Vëllezërit Limani, Fadbi Iljazi, Luljeta Idrizi, Xhemil Saliu, Ylber Limani, Gjilasfi Ibrahimi, Zidan Limani, Nebi Halili dhe Qatip Selimi. Pjesë e programit do të jenë edhe grupi instrumentalit në përbërje Sallah Shabani, Nafi Fetai, Dehar Neziri, Luan Avdiu, Valon Aliu, si dhe solistë të tjerë.

Në program është paraparë edhe humori, për çka do të kujdesen grupi i humoristëve “Stresat”, nga Gostivari.

Ndryshe, koncerti realizohet në mbështetje të Komunës së Gostivarit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button