Aliti vështirë të ulet në kolltukun e kryeparlamentarit

Rafiz Aaliti dhe Antonio Milloshoski ndonëse të zgjedhur për nënkryetar të institucionit më të lartë ligjvënës, vështirë se do të ulen në kolltukun e Veljanovskit. I pyetur në mënyrë direkte se Aaliti a ka të drejtë apo jo të udhëheq me seancat plenare edhe në gjuhën shqipe, Veljanovski u përgjigje se ai fizikisht ndjehet mirë dhe në kondicion, kështu që do të vazhdoj ai ti udhëheq seancat plenare. Kjo nënkupton se ai do ti çoj deri në fund edhe ndryshimet kushtetuese të propozuara nga qeveria të cilat kanë arritur në Kuvend dhe më 15 korrik do të jenë në Komisionin për ndryshime kushtetuese të cilin e udhëheq vet Veljanoski, derisa më 16 korrik pritet të miratohet nevoja për ndryshimet kushtetuese me 2/3 e votave. Procedura deri në miratimin final të ndryshimeve kushtetuese pritet të zgjat rreth tre muaj e gjysmë, përfshirë këtu edhe debatin publik ku ekspert të fushës do të mund të japin sugjerimet dhe rekomandimet e tyre, transmeton Alsat.

Së shpejti para deputetëve do të gjendet për miratim edhe vendimi i KSHZ-së për kompensim të fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe atyre parlamentare, me ç’rast subjektet politike dhe kandidatët për president do të marrin nga 15 denarë për çdo votë të fituar.

Ndërkohë sa i përket konstatimit të dorëheqjeve të deputetëve opozitarë mësohet se Veljanoski gjatë muajit korrik dhe gusht nuk do ta vazhdoj seancën e katërt të Kuvendit ku duhet të konstatohen dorëheqjet e deputetëve opozitarë,  me qëllim që ti lë hapësirë dialogut politik. Ndryshe mësojmë se të gjithë deputetët opozitarë kanë dorëzuar tek shërbimet e kuvendit llogaritë bankare dhe kanë marrë pagat për muajin maj, ndërkohë që sot u është paguar edhe ajo për muajin qershor.

Lajme të ngjashme

Back to top button