Dëmtohen sërish varrezat e myslimanëve në Strugë

Persona të panjohur sërish kanë dëmtuar dhe vandalizuar varrezat myslimane në Stugë. Këto varreza disa herë kanë qenë cak i sulmeve vandale të huliganëve, por që akoma nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga organet e rendit për të kapur autorët.
Por banorë dhe aktivistë për mirëmbajtjen e varrezave myslimane së fundi kanë lajmëruar dhe denoncuar për thyerjen e pishave të mbjellura brenda rrethojave të varrezave.

Një incident i tillë u lajmërua të enjten pasdite, ndërsa për këtë janë informuar edhe organet e rendit, rpaorton Ina.

“Kush e din se sa e sa herë na janë thyer ndriçuesit, të cilat vazhdimisht i kemi zëvendësuar me të reja nga paratë e qytetarëve të besimtarëve mysliman në Strugë. Tani vërejtëm se në ndërkohë na janë thyer pishat, që i kemi mbjellur dhe për të cilat kujdesemi vazhdimisht. Rastin e këtij vandalizmi e kam paraqitur në Stacionin e policisë në Strugë dhe kam informuar anëtarët e Këshillit të varrezave dhe besimtarët, por nuk dijë se si ti mbrojmë varrezat tona”, theksoi përfaqësuesi i këshillit për mirëmbajtjen e varrezave, Adil Gazaferi.

Lajme të ngjashme

Back to top button