Afërdita Dreshaj: Mos rrini larg!

Këngëtarja e modelja e njohur me prejardhje nga Malësia e Malit të Zi, Afërdita Dreshaj kohëve të fundit është duke qëndruar në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë.

Ajo këto ditë është parë në shoqërinë e shumë kolegëve të saj nëpër ndeja e ahengje të ndryshme. Por si duket tani bukuroshja i është përveshur punës që të vijë me risi.

Kështu të lë të nënkuptosh mbishkrimi të cilin këngëtarja e ka lënë në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’. “Mos rri larg- po vjen shumë shpejt”, kishte shkruar Afërdita. Ndërkaq meqë ka kohë që ajo nuk ka ardhur në publik me ndonjë risi,. Duket se dhe fansat janë përmalluar për diçka të re nga ajo, e padyshim që ky mbishkrim më së shumti i ka gëzuar fansat e saj të cilët në numër të madh kanë komentuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button