fbpx

Protesta masive në Shkup (FOTO- VIDEO)

Disa të lënduar dhe arrestuar është bilanci i protestave të sotme.

16.10- Polica ende është prezente nëpër rrugët e Çairit. Protestuesit nuk sulmojnë më dhe si duket janë shpërndarë. Megjithatë nuk dihet nëse tërheqja e tyre është definitive.

Protesta, Anti- Monstra 04.07.2014

15.50- Edhe pse pak është qetësuar situata, sërish vërehen përleshje të policisë dhe protestuesve, të cilët si duket nuk e kanë në plan të zbrapsen.

15.30 – Situata mbetet e tensionuar. Gazetari i Portalb lajmëron se protestuesit nga policia janë izoluar deri te Xhamia e Jahja Pashës aty dhe ku nisën protesta.Përleshje të kohëpaskohshme ka mes policisë dhe protestuesve. Numri i protestuesve të lënduar rritet. Edhe një polic duket të jetë lënduar.Protesta, Anti- Monstra 04.07.2014

15.15- Policia nuk mund ti zbraps protestuesit. Ende gjuan ndaj tyre me shok bomba. Raportohet për disa arrestime të protestuesve.

15.00- Protestuesit tërhiqen dhe rikthehen për tu përleshur me policinë. Gazetari i Portalb raporton se ka shumë të lënduar nga protestuesit si dhe një polic special deri më tani ka kërkuar ndihmë shkaku i lëndimeve. Bombat e gazit nuk kanë të ndalur.
Policia madje me të njëjtën masë ua kthen protestuesve, i gjuan me gurë. I ka bllokuar të gjitha daljet që dalin prej lagjes Serovë.

Protesta, Anti- Monstra 04.07.2014

14.35 – Policia me bomba gazi dhe me kamionë me ujë mundohet ti ndalojë dhe ti shyjë protestuesit të cilët po gjuanë me gurë ndaj saj. Ata po djegin kontenjerët. Policia vazhdimisht po i sulmon protestuesit duke i çuar ata në drejtim të Çairit.Protesta, Anti- Monstra 04.07.2014

Protesta, Anti- Monstra 04.07.2014

14.20 –Eskalon situata, policia gjuan me lotsjellës ndaj protestuesive. I ka izoluar ata në qendrën Mavrovasja. Disa nga protestuesit janë tërhequr në Çarshi afër USHT-së. Situata është tejet e tensioniuar, thyhen xhamat e shitoreve të Mavrovases.

 

Protesta, Anti- Monstra 04.07.2014

14.00 Protestuesit e acaruar me thirrje kundër montimeve të rasteve nga Gjyktata e Shkupit, po gjuajnë me gurë ndërtesën e gjykatës në Shkup. Mijëra protestues po kërkojnë drejtësi për shqiptarët. Shtyhen me policinë e cila është në prani të madhe.

Protesta, Anti- Monstra 04.07.2014Protesta, Anti- Monstra 04.07.2014Protesta, Anti- Monstra 04.07.2014

Protesta, Anti- Monstra 04.07.2014

 

Protesta Anti-Monstrum
13.30 Sipas paralajmërimeve, pas namazit të xhumasë në Shkup, kanë filluar të mblidhen masovikisht protestuesit kundër rasteve të montuara gjyqësore, si shkas për dënimin e 6 të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Ata nuk kanë parulla por bëjnë apele publike për masovitet në protestë. Gazetari i Portalb është në terren dhe do tju informojë për rrjedhën e protestave.

Protesta, Anti- Monstra 04.07.2014

Protesta, Anti- Monstra 04.07.2014

Protesta, Anti- Monstra 04.07.2014

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close