Xhemaili: “Do të ketë shumë shqiptarë në botëroret e ardhshme”

Një ndër futbollistët që ka treguar lojë të mirë në kampionatin Botërorë “Brazil 2014”, është Blerim Xhemaili i cili ka arritur të jetë edhe autor i një goli, edhe atë ka shënuar në ndeshjen kundër Francës.

Xhemaili me të përfunduar botërorin pas eliminimit nga Argjentina është kthyer në Zvicër, ndërsa ai me shpejtësi ka marrë aeroplanin e parë ka vizituar edhe vendlindjen, Bogovinën ku është pritur nga një numër i madh i bashkë vendasve të tij.

Portalb ka arritur të nxjerr një intervistë me Blerim Xhemailin, i cili shkaku i kohës së shkurtër që kishte për pushim, është prononcuar shkurt në pyetjet rreth botërorit.

Blerim Xhemaili

PORTALB: Blerim, sa jeni të kënaqur me arritjen e reprezentacionit të Zvicrës në Botërorin Brazil 2014?

Blerim XHEMAILI: Jemi të kënaqur, kemi arritur më shumë se sa që kishim menduar. Menduam se do humbim më herët, por doli e kundërta. Me Argjentinën kemi luajtur një lojë shumë të mirë, që do të thoja se ishte më e mira gjatë këtij Botërori, por nuk patëm fat në fund.

PORTALB: Kishit mundësinë që të shpalleni hero i Zvicrës, në minutat e fundit ndaj Argjetinës goditët topin me kokë dhe topi preku shtyllën, si e patë këtë rast?

Blerim XHEMAILI: Nuk e kisha prit topin fare, i cili erdhi shumë vonë por për një moment e kam nxjerr kokën para dhe e kam goditur aq sa kam mundur dhe goditi shtyllën, thjesht nuk pata fat në këtë moment.

Blerim Xhemaili

PORTALB: Në reprezentacionin e Zvicrës ishit pesë shqiptarë, si është komunikimi në mes jush, a jeni të lirë?
Blerim XHEMAILI: Gjatë gjithë kohës ne komunikojmë në gjuhën shqipe, jemi shumë futbollistë shqiptarë, ndërsa në këtë kampionat ishim plot shtatë shqiptarë. Menoj se numri i shqiptarëve në të ardhmen do të rritet shumë më tepër, pasi që ka numër të madh të futbollistëve që luajnë në klube të mëdha botërore.

Blerim Xhemaili

PORTALB: Kampionati vazhdon edhe sot, kanë mbetur pak reprezentacioni, si mendoni kush është treguar deri më tani reprezentacioni më i mirë?
Blerim XHEMAILI: Po deri tani nuk mundë të them se ndonjë ekip ka luajtur futboll të mirë, por deri tsh do të kisha veçuar vetëm Kolumbinë që ka treguar një kualitet më të lartë. Të them të drejtën edhe Argjentina nuk ka luajtur fare mirë, nuk më ka pëlqyer, por prapë se prapë ata kanë lojtarë të mëdhenj që për një sekondë do ta fitojnë ndeshjen. /Portalb

Blerim Xhemaili

Lajme të ngjashme

Back to top button